Dekorimi i pemës është një traditë unike për të gjithë familjen e cila padyshim që krijon kujtime që zgjasin.

Këtë vit në Megatek festat e Fundvitit vijnë në mënyrat më unike të mundshme, falë tematikave dhe trendeve më të reja europiane të dekorimeve festive që i përshtaten çdo karakteri dhe stili dekorimi. Ja cilat janë disa nga tematikat ekskluzive të sjella këtë vit nga Megatek!

“Magic Forest”

Këtë Fundvit ajo cfarë na duhet është pakëz magji si në përralla. Dhe pikërisht jemi frymëzuar nga përrallat për të përzgjedhur zanat e malit, kërpudhat dhe pyllin magjik si elementët kryesorë të tematikës së parë festive. Zanat e malit, një nga figurat më të dashura të besimeve popullore shqiptare, përfytyrohen si vajza me një bukuri të rrallë, mendim të cilin ende e hasim në shprehje kur thuhet “e bukur si zanë mali”. Dhe e tillë, e bukur si një zanë mali është dhe tematika “Magic Forest” e cila frymëzohet nga natyra dhe e magjishmja për të dekoruar ambientin dhe pemën festive të këtij Fundviti!

“Masquerade”

“Masquerade” sjell misterin dhe elegancën e ballove me maska për të festuar në mënyre unike festat e Fundvitit. Tematika e guximshme dhe plot ngjyra është menduar për këdo që dëshiron të krijojë diçka ndryshe këto festa dhe të guxojë si në shtëpi ashtu dhe në biznesin e tyre. Karnavalet dhe ngjyrat e forta veshin këndshëm pemën, ambientin dhe tavolinën tuaj të ngrënies. Dekorimet e punuara me dorë, gotat unike plot ngjyra, teksturat luksoze velvet, janë disa nga elementët më të veçanta të ambientit të kësaj tematike. Ndërsa pema vjen e guximshme me plot ngjyra të forta e shkëlqime elegante.

“Magic event”

Një tematikë elegante dhe plot finesë për njerëzit që duan të bardhën, “Magic Event” frymëzohet nga mbrëmjet e bardha dimërore dhe materialet cilësore të përzgjedhura për të dekoruar këtë Fundvit një ambient plot shije, gati për të festuar eventet më të rëndësishme për ty! E bardha mbetet gjithmonë një “tendencë pa kohë”, e cila preferohet si për dekorin, për pemën ashtu dhe për detajet e tjera festive, për një pamje bashkëkohore e mjaft “chic”. Nuancat e së bardhës theksohen këndshëm nga materialet transparente e plot shkëlqim, duke imituar këndshëm ambientin e ftohtë jashtë.

“Sparkly Season”

Është sezoni i dashurisë për shkëlqimin dhe xixat! "Sparkly Season" sjell në Megatek shkëlqimin e një mbrëmje festive kombinuar me të zezë & elemente natyralë druri. Tematika festive krijon ura të këndshme lidhje mes natyrës dhe luksozes për të dekoruar ambientin dhe pemën festive këtë Fundvit! Elementet e “Sparkly Season” janë përzgjedhur me kujdes për të shtruar një tavolinë elegante e plot stil për darkat që do të organizoni këtë dhjetor! Pema e plot ngjyra e dekore vezulluese lidh këndshëm të gjithë elementët e ambientit me atmosferën festive. Nuancat e errëta të lejlasë, butësia e ngjyrave pastel dhe brishtësia e dekoreve të bardha plotësojnë njëra-tjetrën për të krijuar një pemë si në përralla!

“Animal Kingdom“

“Animal Kingdom” sjell në Megatek një tematikë që frymëzohet nga egërsia e kafshëve ekzotike dhe eleganca e floririt për të dekoruar ambientin dhe pemën këtë Fundvit. Ngjyra gold ose ajo e arit është një ngjyrë që tregon pushtet dhe klas. Dhe pikërisht edhe dekorimet e përzgjedhura për pemën kanë detaje të florinjta si dhe motive frymëzuar nga gëzofi i kafshëve ekzotike. Në ambient janë përdorur shandanët, qirinjtë e ndryshëm, vazot e lulet e shndritshmepër ti dhënë më shumë shkëlqim shtëpisë dhe veçanërisht kolltuqeve velvet të zinj.

“Christmas Fun“

Edhe pse vitet e fundit tradita është thyer dhe të gjithë e dekorojnë pemën apo ambientin sipas shijeve të tyre, pema klasike festive mbetet pema jeshile me zbukurimet e kuqe. Por sigurisht që ne nuk mund të qëndrojmë pa i shtuar pakëz argëtim tematikës tradicionale nga ngjyrat, por aspak të zakonshme!
“Christmas Fun” sjell të kuqen në elemente dekori mjaft argëtuese për gjithë familjen. Pema e rrethuar nga bazamenti i kashtës qëndron e gëzuar, e mbushur plot dekorime unike e me një yll të madh në majë. Mbi oxhakun e ditëve të ngrohta të dimrit qëndrojnë corapet e dhuratave varur dhe pranë flakes së ngrohtë gjithmonë ka një kënd të rehatshëm qetësie.

”Nature’s Gift”

Tematika delikate e “Nature’s Gift” përdor elementët natyralë në arredim, të gërshetuar me ngjyrat e buta të pastelit për ti dhënë këtyre festave ndjesi të ngrohta toke dhe natyre. Pema e mbushur plot dekorime unike mbetet qendra e vëmendjes së ambientit dhe setet e servirjes shtrojnë këndshëm tavolinat e drurit. Gjithçka për të festuar “dhuratat” e Nënës Natyrë këtë Fundvit!

“Winter Escape”

“Winter Escape” është krijuar për të ndjerë ngrohtësinë e festave edhe kur jashtë është ftohtë. Ky stil arredimi thekson ngrohtësinë që të fal shtëpia dhe familja gjatë festave, si një arratisje e ëmbël larg rutinës dhe realitetit të përditshëm dimëror. Pema dëborë e bardhë, teksturat e trasha dimërore, dekoret e drurit dhe personazhet e lezetshëm rreth pemës sjellin një atmosferë ndryshe në shtëpi!