MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Specialist/e Financë / Bankë Qëllimi i Pozicionit
Të menaxhojë dhe ndjekë transaksionet bankare të kompanisë, duke siguruar regjistrimin e saktë të tyre në sistem dhe përputhshmërinë me procedurat financiare dhe rregulloret e brendshme të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Menaxhon dhe ndjek marrëdhëniet me bankat dhe institucionet financiare.
Regjistron dhe verifikon transaksionet bankare në sistemin financiar.
Kryen rakordimet bankare periodike dhe verifikon përputhjen e tyre me regjistrimet kontabël.
Monitoron pagesat dhe transfertat bankare të kompanisë.
Përgatit raporte financiare dhe analiza mbi lëvizjet bankare.
Siguron që të gjitha transaksionet bankare të jenë në përputhje me procedurat dhe politikat financiare të kompanisë.
Kryen detyra të tjera sipas kërkesave të menaxherit të departamentit të Financës.
Kualifikimet dhe Përvoja
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
Eksperienca në menaxhimin e proceseve bankare dhe rakordimeve financiare përbën avantazh.
Aftësitë
Aftësi shumë të mira analitike dhe numerike.
Aftësi shumë të mira organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
Aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Njohuri shumë të mira të Microsoft Office (veçanërisht Excel).
Njohuri në programe financiare/kontabël përbëjnë avantazh.
Çfarë ofron Megatek
Ambient pune profesional dhe dinamik
Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
Trajnime të vazhdueshme
Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh
Procedura e Aplikimit
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
CV të detajuar
Email:[email protected] Kontakt / WhatsApp: 069 402 2492 ose MEGATEK S.A Divizioni i Burimeve Njerëzore Autostrada Tiranë–Durrës, km 7 Tiranë, Shqipëri