Shtoni një nuancë të freskët në ambientin tuaj me këtë divan modern në ngjyrë jeshile. Me përmasa 190x94xH75 cm, ofron një sipërfaqe të bollshme për tu relaksuar pas një dite të gjatë. I veshur me tapiceri tekstili cilësore, në ngjyrë jeshile tërheqëse, ky divan sjell gjallëri dhe stil në çdo hapësirë, qoftë në sallon, zyrë apo studio. Struktura e fortë prej druri garanton stabilitet dhe jetëgjatësi, ndërsa linjat e pastra të dizajnit i japin një pamje bashkëkohore.