Krevat, dopjo, Dorwell, strukturë melamine, e zezë, 160x200 cm

Në stok
Kodi
214341
Special Price 199,500 Lekë Ishte 265,500 Lekë
Ju kurseni 25% ose 66,000 Lekë
Pako (1 Pako)
Shpërndaj:
Krevat multifunksional Dorwell, me përmasa 240x290x100 cm, me veshje poliuretani, në ngjyrë të zezë. Struktura mbajtëse është e përbërë nga material rezistent melamine, e pajisur me këmbë statike metalike. Krevati ka sipërfaqe fjetjeje prej 160x220 cm dhe është i pajisur me ndenjëse masazhuese në njërën anë me pjesë mbështetëse për shpinën në kënd 45°. Në pjesën e jashtme ka një raft druri me 3 ndarje dhe një kasafortë për ruajtjen e sendeve të vlefshme. Krevati është i pajisur me tavolinë anësore me lartësi të rregullueshme për vendosjen e laptopit, me ndriçues leximi LED dhe bokse me Bluetooth me portë karikimi USB. Në anën tjetër, krevati është i pajisur me një raft librash me 3 ndarje dhe një tavolinë të vogël anësore, e cila hapet duke ofruar një hapësirë praktike magazinimi. Krevati ka një mbështetëse të lartë për shpinën dhe një stol në pjesën fundore të tij, i cili ka mbushje të butë sfungjeri. Pjesa e sipërme e stolit mund të hapet, duke ofruar një hapësirë tjetër magazinimi me dy ndarje për vendosjen e rrobave apo tekstileve të tjera. Veshja e jashtme prej materiali poliuretani nuk mban pluhur, është rezistente ndaj ujit dhe njollave dhe mund të pastrohet lehtësisht me një pecetë të lagur. Dizajni modern me veshje lëkure artificiale dhe prakticiteti që ofron e bëjnë këtë krevat një zgjedhje të sofistikuar dhe luksoze për ambientet e dhomave të gjumit.
Specifikime teknike
  • Ngjyra: E zezë
  • Thellësia: 160cm
  • Lartësia: 200 cm
  • Materiali i strukturës: Strukturë Melaminë
  • Materiali: Poliuretani
  • Gjerësia: 230 cm
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Krevat, dopjo, Dorwell, strukturë melamine, e zezë, 160x200 cm
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved