Për të gjithë ata që adhurojnë natyrën, kafshët por edhe stilin tradicional, antik, ky objekt dekorues është zgjidhja e duhur për ju. Vjen në një ngjyrë të florinjtë luksoze, e sofistikuar dhe moderne, me përbërje nga rezina, ideale për ta shtuar në kompozimet tuaja dhe dekorimet e rafteve. Vjen si set me dy përmasa të ndryshme, duke krijuar kështu një atmosferë të këndshme në ambientin që do të arredoni. Materiali përbërës është rezinë që e bën atë rezistent dhe të lehtë për tu pastruar. Mund të merren si set apo edhe si produkte të ndara. Ndjehuni sikur jeni në kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën në çdo moment të ditës tuaj.