Sill gjallëri dhe ngjyra në tryezën tënde me këtë pjatë unike nga koleksioni “Fruity”, e dizenjuar në formë luleshtrydhe. Me pamjen e saj të freskët dhe lozonjare, ajo është perfekte për të krijuar një atmosferë të këndshme dhe verore në çdo servirje. E realizuar nga dolomit cilësor, pjata ofron një strukturë të fortë dhe një sipërfaqe të lëmuar me shkëlqim. Ngjyra e kuqe e ndezur, e kombinuar me detaje realiste, e bën këtë pjatë një element dekorativ tërheqës që bie menjëherë në sy. Me përmasa 31x23x3.2 cm, është ideale për servirjen e frutave, ëmbëlsirave, snacks apo antipastave, duke i dhënë çdo prezantimi një stil origjinal dhe kreativ.