Seti i ratanit me thurje, i përbërë nga tavolina me syprinën e xhamit të temperuar si dhe katër karriget, është një zgjedhje ideale për të mobiluar ambientet e hapura të bareve, verandave, tarracave, ballkoneve etj. Skeleti metalik që siguron qendrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e këtij seti është veshur me materialin e ratanit prej polietileni (PE), i cili është i lehtë. Forma mjaft elegante dhe gjeometrike e këtij seti me thurje te këndshme gjatësore në pjesën e mbështetjes dhe uljes së karrigeve si dhe në syprinën e tavolinës, shtojnë hijeshinë e tij duke e bërë lehtësisht të përshtatshëm për ambientet moderne të kopshtit tuaj. Ngjyra e bardhë e këtij seti përshtatet lehtë me të gjitha nuancat e ngjyrave veçanërisht me ngjyra të forta të aksesorëve të kopshtit tuaj dhe mjaft mirë me ambientet e gjelbëruara, duke krijuar kontrast harmonik dhe mjaft estetik.