Ky set elegant me dy vazo lulesh prej argjile sjell ngrohtësi dhe stil në çdo ambient. Ngjyra bakri me efekt metalik krijon një pamje luksoze dhe moderne, duke i dhënë hapësirës një karakter të veçantë dekorativ. Seti përfshin dy madhësi të ndryshme, (31x31xH13 cm) dhe (52.5x52.5xH23 cm), të cilat kombinohen në mënyrë harmonike për të krijuar kompozime vizuale të bukura me lule ose bimë dekorative. Të përshtatshme si për ambiente të brendshme ashtu edhe të jashtme, këto vazo janë rezistente, funksionale dhe ideale për ata që kërkojnë një dekor unik dhe elegant. Ngjyra e saj unike e kombinuar me materialin superior janë dy pikat kryesore që e bëjnë këte set një përzgjedhje perfekte për ju. Format me relieve të lehta, janë një detaj minimalist por edhe unik që do të nxjerrë në pah edhe më shumë bukurinë e luleve tuaja.