Bazamenti i tavolinës prej inoksi me bazë rrethore vjen në kombinim elegant ngjyrë e zezë me detaje gold, duke sjellë një pamje moderne dhe luksoze në çdo ambient. Me diametër baze 41.5 cm, tub me trashësi 7.6 cm dhe suprinë 25x25 cm, si dhe lartësi totale 72.5 cm, ky bazament ofron stabilitet të lartë dhe qëndrueshmëri. I përshtatshëm për tavolina në ambiente shtëpiake, restorante apo hapësira komerciale, duke kombinuar funksionalitetin me estetikën e rafinuar.