Pse të shohësh filmin tënd të preferuar brenda, në një ekran të vogël, kur me një video projektor mund të krijosh mini-kinemanë tënde në natyrë?

Ditët e gjata verore të ofrojnë mundësi pa fund argëtimi dhe mbledhje me miq apo familjen. Ka aq shumë aktivitete që mund të organizosh, sa që mjafton dëshira dhe koha e mjaftueshme për të shpenzuar si duhet kohën e lirë. Por janë pasditet dhe mbrëmjet e freskëta verore ato që e bëjnë çdo aktivitet më të paharrueshëm. Me të perënduar dielli, temperaturat e ambientit jashtë normalizohen duke e bërë muzgun kohën më të mirë të ditës për të organizuar diçka në natyrë.

Një nga organizimet më të këndshme që mund të realizosh në kopshtin tënd, me pak përgatitje është një mbrëmje kinemaje në qiell të hapur! Pse të shohësh filmin tënd të preferuar brenda në një ekran të vogël, kur me një video projektor mund të krijosh mini-kinemanë tënde në natyrë?

Po çfarë të duhet për të organizuar mbrëmjen?

Video ProjektorVideo Projektor

Baza e mini-kinemasë tënde sigurisht është video projektori dhe ekrani në të cilin do të shfaqet filmi. Këto dy pajisje janë një investim i zgjuar jo vetëm për të parë filmat në kopësht, por edhe për ti përdorur ato kurdoherë dhe për vite të tëra falë prakticitetit dhe qëndrueshmërisë që kanë. Mjafton ta lidhësh projektorin me kompjuterin tënd dhe me bokse të jashtëm për volum të qartë, dhe filmi është gati!

Po ku do të uleni?

rrugic pambuku me pupa rrugic pambuku me pupa

Le ta pranojmë, jo të gjithë në familje apo shoqëri i kanë marrëdhëniet e mira me natyrën, dhe jo çdokush është i gatshëm të ulet rehat mbi bar. Prandaj duhet të mendosh për vende të rehatshme qëndrimi dhe ulje. Për shembull, për të shmangur sa më shumë kontaktin e drejtpërdrejtë me barin, mund të përdorësh rrugica pambuku shumëngjyrëshe, të cilat edhe pse mjaft funksionale, shërbejnë edhe për të krijuar atmosferën e duhur verore. Pupat verore janë gjithashtu vende shumë të rehatshme qëndrimi; madje janë aq të rehatshme sa që duhet të kesh kujdes të mos ulësh në to dikë që e merr shpejt gjumi!  Dhe nëse pupat dhe qilimat nuk mjaftojnë, ke plotjastekë, shilte dhe karrige verore në www.megateksa.com për të përzgjedhur!

E çfarë do të hash?

Qilima, ene ushqimi, ushqim, gatim, piknikQilima, ene ushqimi, ushqim, gatim, piknik

Një mbrëmje kinemaje nuk mund të quhet kurrë e tillë pa ushqimin e duhur! Edhe pse është në dorën tënde nëse dëshiron ushqim të shpejtë apo të shëndetshëm në mbrëmjen tënde, ne mund të të ndihmojmë me ruajtjen e ushqimeve të freskëta! Frigoriferët termus të cilët ne shpesh jemi mësuar ti marrim me vete në plazh, janë një vend i sigurtë dhe i freskët për të ruajtur ushqimet gjatë “festës”. Ato mund të mbajnë çdo ushqim të freskët gjatë gjithë natës dhe nuk zënë aspak hapësirë. Për sa i përket enëve të servirjes, nuk të sugjerojmë të boshatisësh kuzhinën nga gotat dhe pjatat e tua më të mira. Enët plastike në www.megateksa.com janë perfekte për organizime të tilla për shkak të prakticitetit të tyre dhe për faktin e thjeshtë që nuk thyhen.

Termus, qilima, rrugica, ushqimTermus, qilima, rrugica, ushqim

Tashmë të mbetet vetëm të zgjedhësh filmin apo serialin që dëshiron të shohësh. Dhe pikërisht kjo fazë e organizimit është për shumë njerëz më e vështira. Fatkeqësisht këtu as ne nuk ndihmojmë dot. Megjithatë çfarëdo filmi të zgjedhësh, produktet e www.megateksa.com padyshim do të mund ta bëjnë mbrëmjen më të këndshme!


A traditional style kitchen

Classic and welcoming, it is characterized by the coverings in neutral colors, such as white and gray, and the furnishings with elegant shapes, glass doors and hand-crafted details. The furniture is in decorated, lacquered or painted wood. Space for ceramics for wall coverings and the sink, usually large, and for metal for accessories, such as lamps and handles. They are perfect sideboards and exposed structures for porcelain and inherited or restored period accessories, such as clocks or old tools still in working order that can bring an antique touch, personalizing the space in a special way.