Çaj bimor, me përmbajtje të gjetheve të senës, me efekt laksativ në organizëm. Gjethet e senës përmbajnë një esencë të pasuruar me heterozide antrokinotike, të cilat nxisin jashtëqitjen në organizëm. Kujdes: Në shumicën e rasteve, çaji mund të ketë një veprim të vonuar, meqenëse efekti laksativ shfaqet 10-12 orë pas pirjes së tij. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë. Mënyra e përgatitjes: Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan çaji. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryrjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me një fetë limon ose portokall.