Çaj për trajtimin e venave varikoze, me një përzierje të pasuruar me bimë mjekësore, të cilat mbrojnë dhe forcojnë venat e gjakut dhe rrisin depërtueshmërinë e tyre, duke përmirësuar qarkullimin venoz dhe duke influencuar ndjeshëm në shërimin e variçeve. Boronica ka efekt mbrojtës dhe një përmbajtje të lartë të vitaminës P. Gjethet e mështeknës përmbajnë elemente aktive, të cilat ndihmojnë në nxjerrjen e acidit urik dhe kolesterinës nga organizmi. Gjethet e lajthisë përmbajnë taninë, rrëshirë acide, esencë dhe vitaminë C, të cilat ndihmojnë për shërimin e variçeve. Rrënja e rrushkullit, me përbërësit aktivë që përmban, ndikon në qarkullimin venoz periferik. Vadhëza e egër është një rregullator mjaft i mirë në sistemin venoz. Meliloti rrit qëndrueshmërinë e enëve të gjakut dhe depërtueshmërinë e tyre. Kjo përzierje përmirëson qarkullimin e gjakut në tru e në sistemin periferik, si dhe përmirëson qarkullimin venoz.