MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për pozicionin:
Store Area Manager Qëllimi i Pozicionit:
Store Area Manager është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e performancës së zonave të caktuara të shitjes brenda hipermarke, duke garantuar standarde të larta shërbimi ndaj klientit, rritje të shitjeve dhe funksionim efikas të operacioneve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Menaxhimi i përditshëm i zonave të caktuara të shitjes
Harton plane pune dhe strategji periodike për departamentet në menaxhim, në bashkëpunim me stafin.
Mbështet Drejtorin e Hipermarketit në menaxhimin e operacioneve, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe rritjen e performancës.
Analizon të dhënat e performancës dhe propozon masa konkrete për përmirësim.
Monitoron paraqitjen e produkteve në rafte (etiketimi, çmimi, vendosja) dhe adreson problematikat përkatëse.
Bashkëpunon me Arkitektët dhe Departamentin e Marketingut për zhvillimin e iniciativave në hipermarket.
Siguron zbatimin korrekt të procedurave dhe rregulloreve nga vetja dhe stafi në varësi.
Menaxhon situatat urgjente dhe raporton sipas procedurave të kompanisë.
Trajnon punonjësit e rinj mbi produktet, proceset dhe standardet e kompanisë.
Kontribuon me ide për promovime dhe implementimin e produkteve të reja.
Merr pjesë në procesin e vlerësimit të performancës së punonjësve, me fokus në objektiva dhe rezultate.
Siguron standardta të larta të shërbimit ndaj klientit
Organizimin dhe mirëmbajtjen e prezantimit të produkteve (merchandising)
Bashkëpunimin me departamentet e tjera për përmirësimin e proceseve operacionale
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Diplomë universitare (preferohet në Administrim Biznesi, Marketing ose fusha të ngjashme)
Minimumi 2-3 vite eksperiencë në menaxhim në retail
Aftësi shumë të mira drejtuese dhe organizative
Orientim i fortë drejt rezultateve dhe klientit
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi ekipi
Njohuri të mira të proceseve të shitjes dhe merchandising
Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata sfiduese
Aftësi të forta analitike dhe vendimmarrëse
Disponibilitet për punë me turne
Çfarë ofron Megatek
Ambient pune profesional dhe dinamik
Mundësi reale zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
Trajnime të vazhdueshme
Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh
Procedura e Aplikimit
Për të aplikuar për pozicionin Store Area Manager, dërgoni CV-në tuaj të detajuar pranë Divizionit të Burimeve Njerëzore: