Formulë qumështi për bebe, Milupa Aptamil Pronutra™ Advance 2, 400 g

Në stok
Kodi
901628
1,590 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Formulë e patentuar për bebe, me një përmbajtje të pasuruar me elementë unikë, të kombinuar nëpërmjet një procesi të avancuar. Përmban një përzierje unike të pasuruar me pre-biotikë (scGOS/lcFOS), post-biotikë, HMO 3GL (oligosakarid që gjendet në qumështin e gjirit), LCPUFA (zinxhir i gjatë acidesh yndyrore shumëfishe të pangopura), proteina, vitamina, antioksidantë, hekur, kalcium dhe minerale të domosdoshme për rritjen e shëndetshme të bebes (në sasitë dhe raportet e duhura). Përdoret si një formulë e plotë e vazhduar, e përgatitur posaçërisht për të plotësuar nevojat ushqimore të fëmijëve nga 6 deri në 12 muajsh, si pjesë e një diete të balancuar dhe të larmishme. Për fëmijët mbi 10 muajsh rekomandohet të kalohet gradualisht nga stadi 2 tek stadi 3 (Aptamil 3 - kodi 901629, 901624). Mënyra e përdorimit: 1. Lani duart dhe sterilizoni të gjitha mjetet. 2. Zieni ujin, lëreni të ftohet deri në 40° C dhe matni sasinë e ujit që duhet (sipas udhëzimit) në shishen e sterilizuar. 3. Përdorni vetem lugën dozuese brenda kutisë. Për të matur në mënyrë të saktë sasinë e pluhurit, sheshoni sasinë e tij me një thikë të pastër. 4. Shtoni sasinë e duhur të pluhurit në shishe sipas udhëzimeve. 5. Mbylleni shishen dhe tundeni fort, vertikalisht për 10 sekonda. Lëvizja rrotulluese nuk mjafton. 6. Ftoheni përgatitjen në ujë të rrjedhshëm. Kontrolloni temperaturën e qumështit tek kyçi i dorës (temperatura e rekomanduar është rreth 37° C). Ushqejeni fëmijën menjëherë brenda 1 orë. Kujdes: Përmban alergjenë si qumështi, peshku dhe soja.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: një përzierje unike me pre-biotikë (scGOS/lcFOS), post-biotikë, HMO 3GL (oligosakarid që gj
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Formulë qumështi për bebe, Milupa Aptamil Pronutra™ Advance 2, 400 g
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved