Çantat e dhuratave dhe letrat e paketimit me motive Christmas janë detaji që bën çdo dhuratë të duket e veçantë. Me dizajne festive – pemë, yje, borë, Babagjysh apo elemente klasikë të Krishtlindjeve – ato shtojnë gëzim dhe emocion që në momentin e parë që dhurata hapet.
Këto materiale janë praktike dhe të qëndrueshme, të përshtatshme për paketime të vogla e të mëdha, duke bërë dhuratat tuaja të duken profesionale dhe elegante pa përpjekje shtesë. Ngjyrat e ndezura dhe printimet cilësore bëjnë çdo paketim të shkëlqejë dhe të tërheqë vëmendjen.