Pishinë Bestway rrethore me pompë filtruese, PVC / metalik, blu, Dia. 5.49 mt x thellësi 1.22 mt

Në stok
Kodi
790076
109,000 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Pishinë e montueshme Steel Pro Max™ në formë rrethore, prej materiali sintetik DuraPlus™ me shtresë të trefishtë kloruri polivinili (PVC), të mbuluar me 2 shtresa vinili PVC dhe të përforcuar me një shtresë rrjete najloni dhe poliestre në pjesën e brendshme, që e bën të qëndrueshme ndaj gurëve dhe objekteve të tjera të mprehta. Struktura mbajtëse me teknologji Framelink System™ ka përbërje prej materiali çeliku të galvanizuar, i cili është rezistent ndaj ndryshkut dhe gërryerjes që shkaktohet për shkak të veprimit të agjentëve kimikë dhe elektro-kimikë. Pishina ka përmasa Ø549xH122 cm dhe kapacitet mbajtës të ujit prej 23,062 litrash. Mund të montohet dhe çmontohet lehtësisht për vetëm 20 minuta. Seti gjithashtu përmban: • Një pompë filtruese Flowclear™ me depozitë, prej materiali plastik, e pajisur me sistem filtrimi me kapacitet 3028 l/orë, e cila përdoret për filtrimin dhe qarkullimin e ujit të pishinës, duke e mbajtur ujin të pastër dhe duke eliminuar pluhurat, papastërtitë dhe bakteret. • Një filtër Flowclear™ (tipi 2) me veti antibakteriale dhe antimikrobiale, i cili vendoset në depozitën e pompës filtruese. • Një shkallë të vogël, prej materiali metalik rezistent ndaj ujit dhe material plastik kundër rrëshqitjes, me lartësi 107 cm, me pjesë të jashtme lëvizshme, për të mos lejuar që fëmijët e vegjël të futen në pishinë pa kontrollin e prindërve. • Një shtresë mbrojtëse mbuluese për pishinën, e cila shërben për të mbajtur të pastër ujin e pishinës dhe për të ngadalësuar humbjen e temperaturës së ujit. • Copëza riparimi vetë-ngjitëse, prej materiali vinili (PVC), të cilat përdoren për riparimin me efikasitet të dëmtimeve të vogla të strukturës. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit dhe rekomandohet të përdoret nga fëmijë të moshës mbi 12 vjeç.
Specifikime teknike
  • Përmasat: Dia. 5.49 mt x thellësi 1.22 mt
  • Aksesorët e përfshirë: Pompë me filtër , shkallë , mbulesë dhe kit riparimi
  • Ngjyra: Gri
  • Materiali: PVC / metalike
  • Marka: Bestway
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Pishinë Bestway rrethore me pompë filtruese, PVC / metalik, blu, Dia. 5.49 mt x thellësi 1.22 mt
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved