Pishinë për fëmijë me rrëshkitje dhe lojra, PCV, Blu me ngjyra, 2.39 mt x 2.06 mt x 86 cm

Në stok
Kodi
790119
8,500 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Pishinë e vogël me rrëshqitëse, për fëmijë, në formë katrore, prej materiali kloruri polivinili (PVC), me trashësi prej 0.27 mm, të përforcuar dhe të testuar paraprakisht, që e bën të qëndrueshme ndaj rrezeve të diellit, temperaturave të ftohta dhe gurëve apo objekteve të tjera të mprehta. Baza dhe muret anësore mund të fryhen me ajër, gjë që parandalon lëndimin e fëmijëve gjatë lojës. Pishina përdoret si një mënyrë për argëtimin e fëmijëve, është praktike në përdorim, nuk zë shumë hapësirë dhe është e përshtatshme për t'u vendosur në ambiente të jashtme. Pastrohet lehtësisht nëpërmjet një valvule kullimi të vendosur në bazën e pishinës. Pishina ka përmasa 238x206x86 cm dhe kapacitet mbajtës të ujit prej 308 litrash. Mund të montohet dhe çmontohet lehtësisht për vetëm 30 minuta, duke përdorur një pompë ajri. Seti gjithashtu përmban: • Një rrëshqitëse, me lartësi 86 cm, e cila mund të vendoset dhe hiqet sipas dëshirës. • Lodra plazhi për fëmijë, në ngjyra të ndryshme, të cilat mund të fryhen me ajër duke përdorur një pompë dore dhe përfshijnë një delfin, 2 peshq të kuq, 2 unaza dhe një oktapod. • Një spërkatës uji, në formë ylli deti. • Copëza riparimi vetë-ngjitëse, prej materiali vinili (PVC), të cilat përdoren për riparimin me efikasitet të dëmtimeve të vogla të strukturës. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim nga fëmijë të moshës mbi 3 vjeç.
Specifikime teknike
  • Përmasat: 2.39 mt x 2.06 mt x 86 cm
  • Materiali: PVC
  • Ngjyra: Blu me ngjyra
  • Marka: Bestway
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Pishinë për fëmijë me rrëshkitje dhe lojra, PCV, Blu me ngjyra, 2.39 mt x 2.06 mt x 86 cm
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved