Pjatë dekorative në formë gjetheje “Shegë”, e punuar prej qeramike dhe e dekoruar në kombinim të ngjyrës së bardhë dhe të kuqe. Me përmasa 28x28 cm, kjo pjatë ka një dizajn të veçantë dhe elegant, të frymëzuar nga forma e gjethes dhe motivet e shegës. Ngjyrat e dallueshme dhe detajet dekorative e bëjnë një element tërheqës për arredimin e ambienteve. E përshtatshme për t’u vendosur në tavolina, rafte, komodina, vitrina apo sipërfaqe të tjera dekorative. Ideale për shtëpi, hotele, restorante dhe ambiente të ndryshme ku kërkohet një aksesor dekorativ me pamje të veçantë.