Shtoni elegancë, ngrohtësi dhe një prekje natyrale në ambientin tuaj me këtë raft të bukur prej bambuje dhe ratani. Me dizajnin e tij minimalist dhe ngjyrën natyrale, ai përshtatet në mënyrë perfekte me çdo stil arredimi, nga ai modern te stili boho dhe rustik. I pajisur me 4 kate praktike, ky raft ju ofron hapësirë ideale për të organizuar librat, bimët dekorative, aksesorët dhe sendet tuaja të preferuara, duke kombinuar funksionalitetin me estetikën. Përmasat 61.5 × 23 × 133.5 cm e bëjnë një zgjidhje elegante për sallonin, dhomën e gjumit, korridorin apo zyrën tuaj. Një element dekorativ që sjell bukurinë e materialeve natyrale dhe i jep çdo ambienti një pamje të ngrohtë, të organizuar dhe plot stil!