Tapeti i tualetit, në material PVC dhe poliestër është një domosdoshmëri e cila nuk duhet të mungojë në blerjet tuaja. Në ngjyrë kafe, ky tapet është rezistent dhe po ashtu edhe higjenik. Pjesa e poshtme e tij e bën atë të jetë kundër rrëshqitjes dhe tepër praktik. Dizanji minimalist e bën atë të përshtatshëm për lloje të ndryshme arredimi. Materiali PVC i një cilësie të lartë është i qëndrueshëm dhe po ashtu i lehtë për tu pastruar. Një zgjedhje funksionale që do t'ju ndihmojë në përditshmërinë tuaj.