Serum antioksidues për lëkurën e fytyrës, me një formulë të përbërë prej 4.5% kolagjen dhe 0.5% vitaminë C, i cili zbut dhe qetëson lëkurën, stimulon rigjenerimin e qelizave dhe i jep fytyrës shkëlqim, elasticitet dhe bardhësi. Përdoret për pastrimin e njollave të zeza, redukton njollat e lëkurës që shkaktohen nga pigmenti, stimulon prodhimin e kolagjenit në lëkurë me 69.4%, stimulon prodhimin e acidit hialuronik në lëkurë me 182.7%, redukton dhe parandalon rrudhat dhe mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm. Aplikohet 2 herë në ditë, çdo ditë, në mëngjes dhe në darkë. Pasi serumi përthithet nga lëkura, aplikohet një krem hidratues. Ky produkt është i përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës.