Seti CAPRI i përbërë nga tavolina me katër karrige, është një zgjedhje ideale për të mobiluar ambientet e hapura të bareve, verandave, tarracave, ballkoneve etj. Materiali përbërës prej druri dhe strukture metalike, është i lehtë si dhe rezistent ndaj lagështisë dhe agjentëve atmosferikë, duke e bërë këtë set mjaft të përshtatshëm për ambientet dhe shtëpitë pranë plazheve. Ngjyra e bardhë e këtij seti, përshtatet lehtë me të gjitha nuancat e ngjyrave të forta si të kuqen, portokallinë dhe mjaft mirë me ambientet klasike dhe të gjelbëruara.