Seti me thurje natyrale ratanit, i përbërë nga tavolina me syprinën e xhamit dy karrige dhe nje kolltuk dysh, është një zgjedhje ideale për të mobiluar ambientet e hapura të bareve, verandave, tarracave, ballkoneve etj. Skeleti i qendrueshem prej druri siguron qendrueshmërinë dhe jetëgjatësinë është veshur me materialin e ratanit natyral . Forma elegante e këtij seti me motivet ritmike , përdorur në kompozimin e elementit të mbështetjes te karriget si dhe në konturin e sipërm të vendosur në tavolinë, shtojnë hijeshinë e këtij seti duke e bërë lehtësisht të përshtatshem për ambiente klasike të kopshtit tuaj. Ngjyra kafe e këtij seti përshtatet lehtë me të gjitha nuancat e ngjyrave veçanërisht me ngjyrat e hapura të mureve dhe aksesorëve të kopshtit tuaj dhe mjaft mirë me ambientet e gjelbëruara.