Stil dhe elegancë janë ato çfarë transmetojnë këto shporta magazinimi të cilat vijnë në përmasa të ndryshme por me dizanj të tjeshtë. Ju mund ti merrni ato si set duke organizuar hapësirën tuaj në mënyrë të përsosur, por edhe të zgjidhni ndërmjet përmasave të ndryshme që ofrohen. E punuar me kashtë dhe më një ndërthurje mes ngjyrave të bardhë dhe kafe natyrale, është zgjedhja ideale për adhuruesit e një stili minimalist me linja të pastra. Shporta ka një stil boho dhe kombinohet lehtësisht me ambiente të ndryshme. Ju mund t'i përdorni ato në tualet për të organizuar sende të ndryshme të përdorimit vetjak, po ashtu edhe në dhomën tuaj të gjumit, pra mund të kenë opsione dhe alternativa të ndryshme përdorimi sipas nevojave tuaja.
Specifikime teknike
Materiali: Kashtë
Ngjyra: Natyrale
Përmasat: Ø42xH49cm/Ø38xH43 cm/Ø26xH24 cm/28×20×H11 cm