Tecno Floor-Autonivelant me kohë tharje të shpejtë për spesorë deri 10 mm

Në stok
Kodi
38636
1,750 Lekë
Thes (1 Pako)
Shpërndaj:
Tecnofloor-Produkt në formë pluhuri me bazë çimentoje dhe rëre me granulometri të seleksionuar, rezina sintetike dhe aditivë që shpejtojnë në mënyrë të ndjeshme fortësimin. Efekt vetënivelues duke ofruar punueshmëri, shtrirje të mirë dhe sipërfaqe e rrafshët e të lëmuar. Fortësohet uniformisht në pak orë pa pësuar tkurrje. Rezistent ndaj shtypjes dhe gërryerjes. Për ambiente të brendshme. Nivelimi i dyshemeve prej betoni deri në 10 mm trashësi. Nivelimi përpara vendosjes së pllakave prej qeramike, gur natyral, parket druri, PVC, moket etj.VËREJTJE TË RËNDËSISHME: 1.Të mos përdoret në suporte gipsi ose anhidritesh. 2.Të mos përdoret në sipërfaqe metalike. 3.Të mos përdoret në struktura që janë subjekt i lëvizjeve të forta. Përzjeni 25 kg pluhur Tecnofloor me 6-6.5 litra ujë me anë të një përzjerësi elektrik me 500 rrotullime për minutë, derisa të fitohet një masë homogjene. Më pas përzjeria lihet për afro 5 minuta në qetësi dhe përzjehet përsëri përpara përdorimit. Masa e fituar në këtë mënyrë është e gatshme për përdorim për afro 45-60 min. Suportet duhet të jenë të sheshtë dhe të qëndrueshëm, rezistues mekanikisht dhe dimensionalisht. Në funksion të qëllimit të përdorimit, të jetë i pastër nga copëzat e shkrifëta, vajrat, verniqet, dylli dhe materialet kundër ngjitjes. Pastrimi i vajrave, verniqeve, dyllit dhe materialeve kundër ngjitjes duhet të realizohet manualisht ose mekanikisht.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 25 kg
  • Dendësia: 1.4 gr/cm3
  • Raporti i përzierjes: 6-6,5 litra ujë për 25 kg Tecnoflor
  • Temperatura: +5°C deri në +35°C
  • Marka: Dast
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Tecno Floor-Autonivelant me kohë tharje të shpejtë për spesorë deri 10 mm
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved