Tenxhere RomaInox Italy me induksion me kapak, inoks, ngjyrë argjendi, 5L / Dia. 22 x H 14 cm

Në stok
Kodi
7004226
1,799 Lekë
Pako (1 Pako)
Shpërndaj:
Tenxhere me dizajn të pastër dhe minimalist, e lehtë për përdorim dhe ideale për gatim të përditshëm. Falë strukturës prej inoksi dhe bazës së gjerë, siguron ngrohje të shpejtë dhe kontroll më të lehtë të temperaturës sipas llojit të ushqimit që përgatitet. E prodhuar nga inoks cilësor, kjo tenxhere është rezistente, higjienike dhe shumë e lehtë për pastrim. Dorezat janë të projektuara për të reduktuar transferimin e nxehtësisë, duke ofruar përdorim më të sigurt dhe komod. Baza e gjerë me buzë e bën tenxheren të përshtatshme për të gjitha llojet e sobave, përfshirë gazin dhe induksionin. Fundi i trashë, me një shtresë alumini ndërmjet dy shtresave të inoksit, garanton shpërndarje uniforme të nxehtësisë dhe efikasitet energjetik, duke minimizuar rrezikun e ngjitjes apo djegies së ushqimit. Dizajni praktik i dorezave mundëson vendosjen e tenxhereve më të vogla brenda atyre më të mëdha, duke kursyer hapësirë në kuzhinë. Forma e rrumbullakosur brënda mundëson përzierje më të lehtë dhe përgatitje më praktike të recetave. Kapaku prej inoksi reflekton nxehtësinë brenda enës, duke përshpejtuar procesin e zierjes dhe duke reduktuar konsumin e energjisë.
Specifikime teknike
  • Diametri: 22 cm
  • Kapaciteti: 5 L
  • Lartësia: 14 cm
  • Materiali: inoks
  • Me induksion: po
  • Ngjyra: ngjyrë argjendi
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Tenxhere RomaInox Italy me induksion me kapak, inoks, ngjyrë argjendi, 5L / Dia. 22 x H 14 cm
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved