Kjo vazo e këndshme prej qeramike është një detaj i vogël që sjell shumë ngrohtësi dhe stil në çdo ambient. Ngjyra kafe, me tonet e saj natyrale dhe të buta, krijon një atmosferë të qetë dhe të harmonishme, ndërsa materialit i jep një pamje moderne dhe të qëndrueshme. Me përmasat Ø25xH26 cm, është perfekte për bimë të vogla dekorative, lule aromatike apo lule të tjera të nryshme. Madhësia e saj kompakte e bën të lehtë vendosjen në çdo hapësirë, mbi tavolinë, dritare, komodinë apo në një kënd të dashur të shtëpisë. E thjeshtë, elegante dhe me një bukuri natyrale që e bën çdo bimë të duket edhe më e veçantë.