Vazot e betonit janë një zgjedhje shumë e mirë për të gjithë ata që duan të realizojnë kompozime me lule në ambientet e tyre të jashtme dhe të dekorojnë kopshtet e tyre me një stil bashkëkohor. Ky set vazosh është i përbërë nga tre vazo të përmasave të ndryshme që do të lehtësojë punën tuaj. Ju mund të zgjidhni t'i merrni si set por edhe si vazo të veçanta, varësisht nevojave tuaja. Materiali i betonit i bën ato rezistente dhe në të njëjtën kohë unike në detajet e tyre. Forma e tyre është e përshtatur që të keni mundësi të bëni edhe mbjelljen e disa luleve në to. Me një stil modern dhe linja minimaliste, mos nguroni të shtoni në ambientet tuaja këto vazo që do të shtojnë ndriçim në ambientet tuaja. Përmasat e vazove janë S:60x20xH20cm, M:80x30xH30cm, L:100x40xH40cm.