Në kushtet e një jete shumë të ngjeshur dhe ritmeve të shpejta, del e nevojshme që çdo gjë në shtëpi të jetë në vendin e vet, për të minimizuar kohën që humbasim duke i gjetur apo përdorur ato.

Dhoma e gjumit

Mobiljet duhen të kenë hapësirë të mjaftueshme për çdo gjë.

Gjithçka duhet e ndarë dhe e dukshme.

Ndriçimi do të ndihmojë që të gjejmë kollaj çdo gjë brenda sirtarëve. Vendosni nëpër kuti të vogla tekstili, najloni, apo kashtore çdo aksesorë të mundshëm që mund të gjeni nëpër xhepat tuaja si: syze, çelësa, karikuesë, stilolapsa dhe deri tek çadrat.

Përdorni raftet apo sirtaret e madhësive të ndryshme për të ndarë çorapet apo veshmbathjet e ndryshme.


Organizoni dollapët tuaj

Për një dollap të organizuar mirë, në hapësirat e lira nga rrobat e varura vendosni nëpër kuti tekstili, najloni apo kashtore: shallë, çanta, rripa, çadra, syze etj.

Kombinimet e materialeve apo ngjyrave mund t’i përzgjidhni sipas preferencave.

Në raftin e fundit ju ka mbetur pak hapësirë? Varni rafte tekstili për të vendosur rroba apo sende të vogla dhe poshtë organizojeni me kuti tekstili.

Gjithmonë poshtë zonës së palltove apo pantallonave kemi një hapësirë të pashfrytëzuar, ku mund të përdorim kutitë e tekstilit me dimensione dhe ngjyra të ndryshme ose raftet kashtore sipas preferencave.


Keni një faqe muri bosh por rroba në shesh plot?!

Blini vetëm tre rafte etazheri ose fleta melamine dhe elementët L - suporte mbajtëse, dhe vendosini në mur.

Kujdesuni që lartësia e tyre të jetë aq sa janë koshat e najlonit apo kashtës apo kutitë e tekstilit për t’i vendosur.

Në krahë mund të vendosni edhe nje raft tekstili me apo pa sirtare.

Në Megatek mund të plotësoni çdo “tekë“ tuajën duke i dhënë edhe dhomës ngjyra dhe larmishmëri kompozimesh.

 

Një dollap i thjeshtë por i organizuar mirë përmban:

  • Kuti tekstili;
  • Raft tekstili;
  • Sirtarë tekstili;
  • Etazherë apo elemente melamine sipas formatit të hapësirës që keni në dispozicion;
  • Kuti të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme;
  • Varëse rrobash; 

 

Një tualet i organizuar mirë dhe bukur përmban:

  • Rafte tualeti;
  • Koshat e banjos;
  • Koshat e mëdhenj kashtorë apo ato PVC; 
  • Peshore, rafte xhami, raft i rrumbullakët;
  • Pasqyra në rafte;