Është periudha më e bukur e vitit, dhe në Megatek kjo shihet dukshëm. Mbi 4600 produkte festive në faqet e www.megateksa.com premtojnë një Fundvit plot gëzim, hare, por dhe stil. Kështu që ti ke plot mundësi për të dekoruar shtëpinë këto festa!

Por si i bëhet kur nuk ke kohë të vish në Hipermarket?

E thjeshtë fare! Bli Online dhe ne të sjellim çdo produkt në adresën tënde! Dhe më e mira? Ti s’ke pse paguan asnjë vlerë transporti! Ai ofrohet FALAS nga Megatek, si një dhuratë për të gjithë klientët online këtë Fundvit!

Për çdo blerje Online të kryer deri në fund të vitit, ti përfiton transportin falas kudo në Shqipëri! Nëse je në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë apo Fushë-Krujë porosia të vjen brenda ditës, dhe në rrethet e tjera produktet mbërrijnë ditën e nesërme!

Çfarë të duhet të bësh?

Mjafton të përzgjedhësh mes 62,000 produkteve në www.megateksa.com dhe më pas të shtosh gjithçka të duhet në shportë. Nga këtu të mbetet të përfundosh blerjen duke plotësuar të dhënat e tua, dhe mënyrën e pagesës. E di që për porosinë ti mund të paguash me para në dorë, me Paypal apo me depozitë bankare? Zgjidh mënyrën tënde të preferuar për të paguar dhe kliko për të përfunduar.

Nëse nuk arrit dot ta përfundosh blerjen i vetëm, mos u shqetëso! Më shumë detaje rreth blerjes online mund të lexosh duke klikuar këtu, ose mund të na shkruash në chatin e faqes, apo të na telefonosh në +355 42 388 399 ! Jemi këtu për të të ndihmuar!

Tashmë të mbetet vetëm të presësh produktet, i qetë në rehatinë e shtëpisë tënde!

Në vetëm pak klikime ti bleve gjithçka që të duhej, pa humbur kohë apo para në trafik e karburant!