Përmirëso kopshtin apo ballkonin tënd.

Përmirëso kopshtin apo ballkonin tënd.

Të arredosh hapësirat e shtëpisë tënde nuk është punë e lehtë. Në dukje një argëtim plot fantazi dhe zgjedhje, arredimi i hapësirave ku ti qëndron çdo ditë, shumë lehtë mund të kthehet në një makth pasigurie dhe mëdyshje. Dhe çdo gjë vështirësohet akoma më shumë kur bëhet fjalë për ambientet e jashtme. Por ti mos u shqetëso; jemi këtu për të të ndihmuar të bësh zgjedhjet e duhura në ambientin tënd të jashtëm.

Qoftë ky një ballkon i ngushtë i një apartamenti apo një oborr i madh shtëpie, në www.megateksa.com mund të gjesh gjithçka që të duhet për të shfrytëzuar çdo hapësirë tënden.

Hapësirat e mëdha të kopshtit apo oborrit kërkojnë një investim më të mirëmenduar për sa i përket setit të jashtëm të cilin ti dëshiron të përdorësh. Duke harruar për një moment dizajnin estetik të këndit tënd të ardhshëm në kopësht, duhet të mendosh gjatë për materialin e përdorur në arredim. Duke qenë se seti qëndron në çdo kohë dhe mot jashtë, duhet të mendosh për materiale të cilat janë mjaft rezistente ndaj kushteve atmosferike; lagështirës, shiut, diellit dhe pse jo, dëborës.
Ndërsa për sa i përket dizajnit, ke plot mundësi zgjedhje. Megatek sjell çdo vit trendet më të reja europiane në arredimin e hapësirave dhe e gjitha mbetet në përzgjedhjen tënde.

Edhe nëse nuk ke një kopësht apo oborr të madh në shtëpi, mund të punosh shumë lehtë dhe me hapësirat e vogla të ballkonit për të krijuar një kënd të rehatshëm në ajër të pastër. Nëse për kopshtin, vendimi më i rëndësishëm është ai i materialit dhe dizajnit, në ballkon duhet të mendosh dhe për prakticitetin dhe zënien e hapësirës. Zgjedhja e zgjuar në këtë rast do të ishin karriget dhe tavolinat e palosshme. Ato jo vetëm kursejnë hapësira, por edhe janë ndërtuar nga materiale të qëndrueshme për qëndrime të gjata në ballkon.

Lëkundëset janë një nga produktet më të preferuara në Megatek. Ato janë një mënyrë unike argëtimi dhe relaksi për ambientet e jashtme. Qëndrimet nën rrezet e diellit padyshim janë më të ëmbla duke u lëkundur.

Nëse akoma nuk je i bindur për këshillat tona, mund të krijosh fare lehtë stilin tënd unik përmes produkteve të reja të cilat vijnë në Megatek çdo ditë. Në pranverë, përveç luleve, çelin edhe mjaft stile të reja arredimi të cilat do të qëndrojnë me ne përgjatë 2020 dhe ndoshta mund të ndryshojnë shijet tona të arredimit.

Related articles
  1. 8 mënyra për të sjellë pranverën në kopësht!

    Përgjatë 2020 në mbarë botën shumë trende të reja të arredimit të ambienteve të jashtme janë përkrahur nga konsumatorët, dhe ne në Megatek kemi sjelllë ekskluzivisht për publikun shqiptar plot 8 tematika unike të të arreduarit.

    Lexo më shumë
  2. Koha perfekte për të mbjellë lule dhe bimë

    Lulet dhe bimët janë një lloj dashurie e veçantë për shumë njerëz. Është koha kur mund të admirojmë bukurinë e bimëve tona dhe të mbjellim fara të reja, të cilat me lulëzimin e tyre do të mund ta bëjnë shtëpinë të bukur deri në vjeshtën e ardhshme.

    Lexo më shumë
  3. 5 këshilla bazë për një barbekju të suksesshme

    Nëse ka diçka që gjithmonë do të na kujtojë që jemi në sezonin e bukur të verës, ajo është aroma e zgarës së ndezur që lundron nëpër ajër. Nëse këtë verë ke ndërmend të krijosh momente të paharrueshme të duhet patjetër një festë me barbekju!

    Lexo më shumë
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved