Defkon plastik, 28.4 gr. Ngjitës me 2 komponentë, i fortë dhe i qëndrueshëm. Ofron tharje të shpejtë, thahet në temperaturë dhome, kur thahet nuk plasaritet apo tkurret, rezistent ndaj ujit dhe kimikateve, rezistent ndaj temperaturave dhe kushteve të motit, i lehtë për t'u përzjerë dhe aplikuar. Pas tharjes mund të lyhet dhe zmerilohet. Zonat e aplikimit: ngjitës për dru, xham, kristal, qeramikë, porcelan, mermer, metal, lëkurë, gomë, pëlhurë etj. Nuk rekomandohet për polietilien, polipropilen, nailon, PTFE apo plastikë fleksibël.