Disk peshe nga brandi Amila me peshë 10 kg është një aksesor praktik dhe funksional për ushtrime force, tonifikim dhe përmirësimin e formës fizike. E prodhuar nga material cilësor gome, kjo girë ofron një kapje më të rehatshme dhe më të sigurt gjatë ushtrimeve, duke reduktuar rrëshqitjen dhe duke mbrojtur sipërfaqet nga dëmtimet gjatë përdorimit. Me peshë 10 kg dhe diametër 28 mm, është e përshtatshme për përdorim me shufra të të njëjtit diametër dhe mund të kombinohet lehtësisht me pesha të tjera për të krijuar ngarkesa të përshtatura sipas nevojave dhe nivelit të stërvitjes. Dizajni i saj kompakt e bën ideale për ushtrime në shtëpi ose në palestër, duke ndihmuar në forcimin e muskujve të krahëve, shpatullave, gjoksit dhe pjesëve të tjera të trupit. Disku i peshës Amila është zgjedhja e duhur për ata që kërkojnë cilësi, prakticitet dhe performancë gjatë çdo seance stërvitjeje.