Koshi i basketbollit teleskopik Hoops është zgjidhja perfekte për lojë të jashtme dhe stërvitje profesionale në shtëpi apo oborr. Me lartësi të rregullueshme nga 135 cm deri në 305 cm, ai përshtatet për lojtarë të të gjitha moshave dhe niveleve, nga fillestarët tek të avancuarit. Tabela prej polikarbonati 8 mm ofron qëndrueshmëri maksimale dhe rezistencë ndaj goditjeve të forta, duke garantuar performancë të gjatë dhe të besueshme. Diametri i koshit 45 cm siguron eksperiencë autentike dhe kënaqësi gjatë çdo shënimi, ndërsa baza me kapacitet 65 kg e cila mun dte mbushet garanton stabilitet dhe siguri edhe gjatë lojërave më intensive. Ky kosh teleskopik kombinon fleksibilitet, cilësi dhe dizajn modern, duke e bërë çdo ndeshje argëtuese, sfiduese dhe të sigurt për të gjithë. Një investim ideal për të sjellë atmosferën e fushave profesionale në oborrin apo ambientin tuaj të jashtëm.