Pastrues për pllaka FUGA CLEAN, 1 kg, grurë natyralë dhe mbetjet e ngjitësit të pllakave

Në stok
Kodi
38639
500 Lekë
Bidon (1 Qese)
Shpërndaj:
FUGA CLEAN është një pastrues në trajtë të lëngshme i bazuar në acide, i cili përdoret për të pastruar mbetjet e betonit, llaçrave të ndryshëm si dhe e kripërave nga pllaka. Shërben për pastrimin e ambienteve ku ruhet uji i pijshëm dhe ushqimi pasi nuk lë mbetje. FUGA CLEAN përdoret për të pastruar çimenton, gëlqeren, kripërat, mbetjet e ngjitësave të pllakave të mbetura në sipërfaqet e pllakave, gurëve natyrorë dhe sipërfaqeve të lëmuara. Gjithashtu shërben për pastrimin e fasadave nga mbetjet e ngjitësave të pllakave dhe kripërave. FUGA CLEAN spërkatet në sipërfaqen që do të pastrohet ashtu siç është ose i holluar me ujë deri në raportin 1:1. Mbasi spërkatet lihet për 2-3 minuta që të reagojë dhe më pas sipërfaqja fërkohet me një sfungjer os me një furçë të fortë jo metalike. Mbasi është bërë pastrami me FUGA CLEAN sipërfaqja shplahet me uje të bollshëm. Në rastet e vështira mund të nevojitet që procedura të përsëritet edhe një herë. Përdorimi i dorezave është i nevojshëm gjatë punës. Për sipërfaqe të llakosura ose të lëmuara nuk duhet të lihet të veprojë për një kohë të gjatë. Duhet të pastrohet shpejt dhe me ujë të bollshëm. Nuk duhet të mbahet në kontenier metalik dhe të përdoren vegla metalike. Produkti përmban acide organike dhe inorganike dhe klasifikohet si korroziv. Në rastet kur punohet në vende të mbyllura duhet të ketë ajrim.
Specifikime teknike
  • Dendësia: 1,12 kg/lit
  • Konsumi: 150-200 g/m2
  • Temperatura: +5°C deri në +35°C
  • Paketimi: 1 kg
  • Marka: Dast
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Pastrues për pllaka FUGA CLEAN, 1 kg, grurë natyralë dhe mbetjet e ngjitësit të pllakave
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved