Pllakë dushi e prodhuar nga kombinimi i materialeve rezinë cilësore dhe karbonat kalciumi, që i jep fortësinë e duhur dhe rezistencë ndaj dëmtimeve. Ky kombinim është gjithashtu edhe antibakterial, që është një nga cilësitë kryesore të kësaj pllake dushi. Gjithashtu, sipërfaqja me efekt guri e bën këtë pllakë të jetë kundra rrëshqitjes, që e bën shumë të sigurt përdorimin e saj. Kjo pllakë dushi vjen në ngjyrë gri të errët dhe është lehtësisht e pastrueshme. Përmasat janë 90x90xH2.5 cm por mund të përshtatet shumë lehtë pasi mund të pritet në përmasat e nevojshme. Në set përfshihet gjithashtu edhe pileta e shkarkimit.