Silikon Neutral, transparent, 310 ml

Në stok
Kodi
69816
790 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Izolim elastik i fugave lidhëse dilatuese në ambiente të jashtme dhe të brendshme. Veçanërisht i përshtatshëm për izolim elastik gjatë montimit të xhamave në dritaret me korniza druri. Për mbushje të fugave në dru, beton, metal, në materiale plastike si dhe në aplikime të ndryshme në amvisëri dhe punë tjera. Pa aromë. Elasticitet afatgjatë, thahet shpejt dhe nuk tkurret. Qëndrueshmëri e shkëlqyeshme për shumë vite ndaj ndryshimeve të temperaturës, rrezeve UV dhe vjetërsimit. Parandalon formimin e mykut dhe këpurdhave. Ngjitje e shkëlqyer pa paratrajtues në dru, xham, qeramikë, çelik, alumin, granit, beton dhe në disa materiale plastike, përfshi edhe PVC të fortë. Nuk rekomandohet për izolim të gurit natyror dhe mermerit. Sipërfaqja ku aplikohet duhet të jetë e thate, e pastër dhe pa yndyrë. Për lidhjet me gjerësi 6-12mm, thellësia e rekomanduar është 6mm. Për lidhjet me gjerësi më të madhe se 12mm thellësia duhet të jetë sa gjysma e gjerësisë, por jo më shumë se 12mm. Evitoni aplikimin treanësor. Përdorni material PE për mbushjen e boshllëqeve të mëdha në fuga. Temperatura e rekomanduar e aplikimit: +5°C deri +40°C.
Specifikime teknike
  • Paketimi: 310 ml
  • Marka: Wurth
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Silikon Neutral, transparent, 310 ml
Vlerësimi juaj
Përdoren së bashku:
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved