Një sunduk me një stil që të kthen pas në kohë, me një prekje elegante dhe ndërthurje perfekte të dizanjit me stilin. Kombinimi i ngjyrave kafe dhe tapiceria e dizenjuar me lule janë disa elementë shtesë që e bëjnë atë të duket edhe më i këndshëm. Ndërthurja e stilit tradicional me cilësinë superiore të materialeve të përdorura e kthejnë atë në një pikë të fortë të arredimit tuaj. Nje element i cili i reziston kohës dhe që do të duket bukur me çdo lloj arredimi që ju do të realizoni. I përshtatshëm si për dhomat e gjumit ashtu edhe për dhomat e ndenjes apo hollet e ambienteve komerciale si një objekt dekorues.