Vazo dekorative me përmasa të mëdha, e realizuar prej plastike në ngjyrë të bardhë. Forma e saj e zgjatur dhe ngjyra e pastër krijojnë një element dekorativ modern, i cili mund të kombinohet me bimësi të ndryshme.
Përmasat e saj e bëjnë të përshtatshme për hapësira ku kërkohet një vazo me prezencë të dukshme dhe mundësi për krijimin e kompozimeve dekorative me lule ose bimë.