Megatek disponon një gamë të gjërë produktesh me cilësi të lartë, të domosdoshme në industrinë e mobilimit, në trajtimin dhe mirëmbajtjen e drurit dhe në konstruksionin e çative. Krahas produkteve, disponojmë një larmi aksesorësh specifikë, të cilët japin mundësi rinovimi jo vetëm profesionistëve por edhe konsumatorit pa eksperiencë. Një nga këto aksesorë janë pjastrat metalikë, të cilat shërbejnë për lidhjen e elementëve prej druri në kënd të drejtë.