Të gjithë të apasionuarit e verës tani mund ta bëjnë vetë atë! Me pak mundim tashmë ti mund të shijosh verën tënde të bërë vetë, me përkushtim dhe në mënyrë artizanale. Si? Ndiq hapat...

Për të mbledhur rrushin të duhen produkte cilësore! Është thelbësor kualiteti i rrushit të përzgjedhur pasi është përcaktues deri në 80% të cilësisë së verës që do bëjmë, dhe po të ndjekim këto hapa të thjeshtë, do të sigurojmë një cilësi të lartë të prodhimit. Prandaj ne të sugjerojmë gërshërë vjeljeje çeliku. Pasi kemi siguruar sasinë e dëshiruar fillojmë me pastrimin e tij nga kokrrat e dëmtuara kur rrushin e vendosim në arka. 

Hapi i parë: Shtypja e rrushit

Vite më parë ky proçes bëhej duke e shtypur me këmbë në govatë, mënyra tradicionale që të gjithë e njohim, por sot kemi mundësi , dhe ne në Megatek ju sugjerojmë këtë makineri. Kjo bën të mundur shtrydhjen e rrushit në mënyrë më të shpejtë dhe efikase. Përpunon 600 deri në 800 kg rrush në orë.

Në përfundim të kësaj faze kemi marrë lëngun e rrushit bashkë, dhe do të proçedojmë për verë të kuqe.

Hapi i dytë: Veçimi i lëngut, mushti dhe fermentimi i alkoolit

Lëvoret e kokrrave të rrushit do ti lëmë bashkë me lëngun në fuçi. Në varësi dhe të temperaturës së ambientit , lëngu do fillojë të ziejë nga momenti që e kemi përftuar mbas 48 orësh. Sa më shumë të zgjasë fermentimi alkoolik aq më cilësore bëhet vera, me shumë ngjyrë dhe strukturë fiton ajo.

Hapi i tretë: Filtrimi

Pasi të gjithë sheqernat janë shndërruar në alkool dhe proçesi i zierjes ka përfunduar, tani lëngun do ta kalojmë dhe do ta mbyllim në një enë që të mos ketë kontakt me oksigjenin. Mund të përdorim damixhanë qelqi. Dhe vjen momenti i filtrimit ku ndajmë lëngun nga llumi me anë të kësaj letre filtri me diametër 450mm. Mbyllim grykën e damixhanit me tapë dhe do ta lemë të mbyllur për gati 30 ditë në varësi të temperaturave dhe llojit të rrushit. Dhe në këtë periudhë ndodh dhe fermentimi. Pas një periudhe 40 ditëshe jemi gati për ta hapur damixhanin dhe ta kalojmë nëpër shishe.

Hapi i katërt: Mbyllja nëpër shishe dhe taposja e tyre

Tek ne gjeni shishe të ndryshme, tapa, tapatriçe, makineri kapsulatriçe, kapsula, kuti vere në qoftë se ju doni ti dhuroni, gjithashtu dhe mbajtëse për shishe vere.

Si fillim do të përdorim mekanizmin e taposjes. Tapatriçja ndihmon në vendosjen e tapës në shishe për një mbyllje dhe izolim total duke parandaluar hyrjen e ajrit ne shishe. Vijojmë duke vendosur kapsulën. Ajo përdoret për izolim akoma më të mirë të shishes duke parandaluar ajrin të hyjë brenda. Këtë proçes e bëjmë me makinerinë e kapsulatriçes , e cila përdoret për nxehjen dhe shkrirjen e kapsulave në shishe.