Dita e parë e shkollës, dikur me përparësen e zezë dhe jakën e bardhë, këtë vit vjen me maskë me vete e dezinfektantë nëpër duar. E vetmja gjë që nuk ndryshon janë prindërit që kapin për dore fëmijët e tyre, më të emocionuar se vetë ata.

Fundi i pushimeve të verës shënon pikërisht dhe fillimin e shkollës. Kthimi në shkollë pas një shkëputjeje të gjatë është një periudhë interesante për të vegjlit për të ndarë ndodhitë e tyre verore me mësuesit dhe me shokët e shoqet. Por si mund ta bëjmë më të lehtë kthimin në shkollë këtë vit?

Sigurohu që fëmijët janë të sigurtë gjatë qëndrimit në shkollë!

Këtë vit shkollor fjalët kyçe të çdo prindi, mësuesi apo institucioni arsimor janë siguria dhe mbrojtja ndaj COVID-19! Sigurohu që fëmijët kanë mjetet e nevojshme për të shmangur infektimet e mundshme nga kontakti i përditshëm me bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tyre. Dhe mjetet bazë sigurisht janë maskat mbrojtëse dhe dezinfektantët e duarve. Maskat me personazhe janë një mënyrë e mirë për tu siguruar që fëmija do ta mbajë gjithmonë maskën pasi ata jo vetëm janë një mjet efektiv mbrojtës, por edhe një aksesor i këndshëm mode. Ndërsa për sa i përket dezinfektantëve, një shishe e vogël praktike në formë "spray" mjafton për të pastruar duart në përditshmëri.

Bëje më të lehtë zgjimin tënd dhe të fëmijës.

Një nga gjërat më të vështira që ju duhet të bëni si familje pas pushimeve është të mësoheni me oraret e reja! Të ngrihesh herët në mëngjes është një sfidë më vete, prandaj një orë me alarm në komodinë do të të bënte punë! Sigurisht që ty do të të mjaftonte dhe një celular pranë, por për fëmijët pajisjet teknologjike janë mjaft të dëmshme gjatë natës. Një orë me alarm jo vetëm i bën ata më të përgjegjshëm, por edhe i kursen atyre rrezet e dëmshme teknologjike.

Një vit i ri, një cantë e re!

Çanta është një nga objektet më kryesore që ndërron me vitin shkollor. Çdo vit modele të reja vijnë në www.megateksa.com dhe sigurisht ka çanta për çdo nevojë, dëshirë e buxhet! Këtë vit, fëmijët kanë nevojë më shumë se kurrë të kenë superheronjtë e tyre afër, dhe pikërisht për këtë shërben koleksioni i ri “Marvel” i mjeteve shkollore me superheronj!

Jepi fëmijëve ushqim me vete.

Ushqimi me vete këtë vit është më i rëndësishëm se kurrë për fëmijët! Paketoni ushqim të shëndetshëm në kutitë e ushqimit apo termusët për fëmijë dhe sigurojini të vegjëlve një drekë të sigurtë dhe plot vlera ushqyese.

Pazarin këtë vit e bën fëmija!

Çdo fëmijë duhet t’i përzgjedhë vetë mjetet shkollore, aq më tepër që këtë vit Megatek vjen me një larmishmëri të madhe produktesh. Aty do të gjeni cdo produkt, nga a-ja tek zh-ja për fëmijët. Lëri ata të zgjedhin vetë gjërat që ata pëlqejnë, pasi vetëm kështu ata do të motivohen më tej për të nisur mbarë vitin shkollor.

Shkollë në kushte shtëpie.

Mendoni këtë vit edhe për një “shkollë në kushte shtëpie”. Për shkak të situatës duhet të jemi gjithmonë të përgatitur për një periudhë të dytë karantine, prandaj plotëso të gjitha kushtet në shtëpi në mënyrë që fëmija jo vetëm të mësojë e të kryejë detyrat e shtëpisë, por edhe të zhvillojë mësimin online kur të jetë nevoja! Një tavolinë dhe karrige e rehatshme janë baza për një kënd të përshtatshëm mësimi.

Tashmë ju mbetet vetëm të prisni ditën e parë të shkollës, të plotësuar me çdo gje që ju nevojitet! Një vit të mbarë dhe suksese!