Çaj bimor me efekt kundër gripit 90 g

Në stok
Kodi
900069
199 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Çaj bimor, me efekt parandalues e qetësues të gripit, i cili vepron kundër temperaturës së lartë, me një përzierje bimësh që përmbajnë mucilagje, vajra eterike me aromë të këndshme, glukozitë, saponina, esenca të hidhura, vitamina etj. Lulja e aguliçes dhe thundërmushka veprojnë kundër gripit të rëndë dhe kollës së vazhdueshme. Lulja e blirit dhe zhumbrica, në sajë të esencës që kanë, ndihmojnë në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes. Lulet e shtogut kanë veti zbutëse, ndihmojnë djersitjen dhe lirojnë spazmat e muskulaturës së butë. Lëvorja e shelgut, në sajë të salicinës që përmban, zbërthehet në organizëm duke liruar acidin salistik, si edhe është një ndikues i mirë në uljen e temperaturës së lartë. Trëndafili i kuq ka përmbajtje të lartë vitamine C dhe përdoret për fuqizimin e organizmit. Këto bimë rekomandohen si mjekues të mirë të të ftohurit dhe bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes që shoqërohen me temperaturë.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: lule shtogu, lule bliri, lule aguliçeje, lëvore shelgu, trëndafil i egër, thundërmushkë, zh
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC X 90 g
  • Kategoria e produktit: Çaj mjeksor
  • Paketimi: 90gr
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Çaj bimor me efekt kundër gripit 90 g
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved