Çaj bimor për shëndetin e prostatës 90 g

Në stok
Kodi
900085
220 Lekë
Copë (1 Copë)
Shpërndaj:
Çaj bimor, me një përmbajtje të pasuruar me hithër, mustaqe misri, majdanoz, rrënjë grami dhe gjethe delli, të cilat ndihmojnë për shëndetin e prostatës. Hithra, me një esencë me vitamina A1, B2, C dhe K, nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe ndihmon në zvogëlimin e prostatës, duke ulur dhimbjet e saj. Mustaqet e misrit, në sajë të përmbajtjes së saponineve, glukoziteve flavonike, esencës, vajit yndyror, kripërave të potasit dhe vitaminës K, nxisin urinimin dhe japin efekt në trajtimin e çisteve kronike. Majdanozi ndihmon në veprimtarinë nervore, muskulare, shton sekretimin urinar dhe largon gazrat nga zorrët. Grami nxit veprimtarinë e veshkave dhe organizmit. Delli, në sajë të substancave që përmban, ndihmon dukshëm në qetësimin e prostatës. Ky produkt ka veti diuretike, shton sekretimin e tëmthit, ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe qetëson prostatën. Rekomandohet të ruhet në vende të thata larg dritës dhe lagështisë.
Specifikime teknike
  • Përbërja: Përmban: hithër, mustaqe misri, majdanoz, rrënjë grami, gjethe delli
  • Forma farmaceutike/Paketimi: PC X 90 g
  • Kategoria e produktit: Çaj mjeksor
  • Paketimi: 90gr
Write Your Own Review
Po vlerësoni:Çaj bimor për shëndetin e prostatës 90 g
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved