DW Izol 5kg-Hidroizolues i lëngshëm elastik

Në stok
Kodi
38650
2,600 Lekë
Kovë (1 Qese)
Shpërndaj:
DW IZOL është një produkt i gatshëm për përdorim i cili aplikohet me furçë ose me rul. Pas tharjes formon një membranë shumë elastike e cila është e papërshkueshme nga uji dhe lejon avullimin e tij.DW IZOL është ideal për hidroizolimin e sipërfaqeve, si ballkone, banjo, etj para vendosjes së pllakave qeramike. Është i përshtatshëm për të gjitha sipërfaqet e dyshemesë ose të murit të ndërtuara me beton, pllaka gipsi etj. Ky produkt nuk mund të aplikohet në sipërfaqe ku ka presion uji. Suporti duhet të jetë i pastër, pa praninë e grasove, pluhurit, vajrave etj. Pjesët e plasaritura duhet që të riparohen para aplikimit. Para aplikimit të DW IZOL suporti trajtohet meHidro PRIMER me një sasi prej afërsisht 200 -300 g/m2, në varësi të aftësisë absorbuese të suportit. DW IZOL aplikohet me furçë ose rul me dy shtresa pasi shtresa e HYDRO PRIMER të jetë tharë plotësisht. Shtresa e dytë duhet të aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë. Membrana hidroizoluese e DW IZOL duhet të përforcohet në këndet e dyshemesë dhe në hapësirat e fugave duke përdorur një rrjetë me fije qelqi e tipit 65 g/m2.Mjetet e punës duhet të pastrohen ndërkohë që DW IZOL është akoma i patharë. Vendosja e pllakave qeramike duhet bërë duke përdorur një ngjitës me veti elastike ose duke përdorur FLEXIT si elastifikues për ngjitësin.
Specifikime teknike
  • Dendësia: 1.58 Kg/Lit
  • Ngjyra: Gri
  • Paketimi: 5 kg
  • Temperatura: +5°C deri në +35°C
  • Marka: Dast
Write Your Own Review
Po vlerësoni:DW Izol 5kg-Hidroizolues i lëngshëm elastik
Vlerësimi juaj
Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved