Ndriçues i varur xhami, E27, 1x60W, Ø45xH100 cm. Drita është një element që hijeshon dhe shndërron hapësirën, duke krijuar kontraste të lehta dritë-hijeje dhe duke evidentuar volumetritë e detajet arkitektonike të hapsirave të brendshme. Ndriçuesi i varur në formë floreale i përbërë nga xhami i akullt opal me motive lulesh transparente, do të ishte një zgjedhje e përsosur për t'i shndërruar hapësirat tuaja të brendshme të banimit në hapsira mikpritëse dhe plot stil. Ky ndriçues i brendshëm me strukturë metalike përshtatet lehtësisht me çdo element zbukurues të hapësirave tuaja. Kujdesuni për detajet që bëjnë diferencën, që shtojnë stil dhe përsosin estetikisht e funksionalisht hapësirat tuaja me një çmim tepër të leverdisshëm.