Dezinfektant i lëngshëm, që përmban hipoklorit natriumi, i cili është efektiv në largimin e gjurmëve të baktereve dhe mykut dhe përdoret në dezinfektimin e sipërfaqeve jo-poroze, sipërfaqeve të porcelanit, pllakave, dyshemeve, etj. Ky produkt ka përqendrim të hipokloritit të natriumit prej 0.05% dhe është i çertifikuar për efektivitet ndaj SARS-CoV-2, sipas raportit të European Centre for Disease Prevention and Control. Mënyra e përdorimit: Hidhni një sasi të vogël në vendin që dëshironi të dezifektoni, lëreni të veprojë për një minutë, shpëlajeni më pas me ujë.