Karrige relaksi manuale për bebe, prej materiali alumin i bazamentit dhe tekstil joalergjik për fëmijët. Kjo karrige relaksi ka një lodër me varje e cila e mban fëmijën në lëvizje dhe i stimulon atij shqisat e të parit dhe të prekurit. Mbështetësja e pasme të jep mundësinë që të shtrihet në 2 nivele. Ka rrip sigurues me 3 pika, dhe është e përshtatshme për fëmijë me peshë maksimale deri në 9 kg.