Arkitekt

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë: Arkitekt.

Qëllimi i Pozicionit:

Projekton, dizenjon dhe sygjeron në lidhje me arredimin dhe mobilimin e ambjenteve të brendshme & të jashtme të ndërtesave të banimit, tregtare ose industriale duke ofruar zgjidhje praktike dhe estetike në bazë të materialeve që ofron Megatek.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • -Prezanton idetë dhe konceptet për përmirësimin e paraqitjes së dyqanit..
  • -Mbështet punonjësit e Hipermarketit në negociata me klientë, ku ekspertiza e arkitektit është e nevojshme.
  • -Bashkëpunon me Supervizorët dhe Manaxheret e produkteve për ekspozimin e produkteve të reja në departamentin përkatës.
  • -Mirëpret klientët dhe diskuton me ta rreth kërkesave të tyre.
  • -Interpreton nevojat e klientit dhe zhvillon koncepte për t’ju përshtatur nevojave të Klientit.
  • -Vlerëson kohën e duhur për kryerjen e punës dhe paraqet preventivat për klientet.
  • -Përdor një varg të gjerë mjetesh duke përfshire fotografinë dhe ndihmën e dizenjimit kompjuterik me qëllim realizimin e idesë apo konceptit.
  • -Ofron ide dhe projekte për ekspozime të ndryshme të produkteve dhe përgatitjen e broshurave.
  • -Punon si pjesë e grupit me fotografë, dizenjues të tjerë dhe specialistë të marketingut për projekte të ndryshme promocioni që mund të ndërmerren në Megatek.
  • -Mendon në mënyrë krijuese për të prodhuar ide dhe koncepte të reja, zhvillon projekte dizenjimi duke grumbulluar informacion dhe të dhëna për të qartësuar çështjet e dizenjimit.
  • -Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplomë në Arkitekturë.

Aftësite:
  • -Aftësi shumë të mira grafike.
  • -Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • -Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
Aftesi te tjera:
  • -Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • -Njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Procedura e Aplikimit:

    Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura: CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:

Copyright © 2022 MEGATEK // All rights reserved