Ndricues tavoline E14-1x40W.Koke PVC dizenjo leopardi. Drita është një element që shndërron hapsirën, krijon kontraste drite-hije dhe thekson detajet e hapsirave të brendshme. Ndriçuesi I tavolinës me kompozim linjash si lëkurë leopardi, i ndërthurur me strukturën metalike me ngjyrë të zezë sjell ekstravagancë dhe stil të sofistikuar bashkëkohor në hapsirat e brendshme të banesave, bareve-restoranteve etj. Falë linjave dhe ngjyrave bezhë-kafe, ky ndriçues përshtatet në mënyrë perfekte me elementë të dekoreve me ngjyra : të kuqe, portokalli,të zezë,kafe etj. Kujdesuni për detajet që bëjnë diferencën,shtojnë stil dhe shndërrojnë me shumë finesë hapsirën tuaj të brendshme.